BALI – Bisedimet Xi-Biden sinjalizojnë progres modest në frontin e klimës

by admin
Spread the love

INDONEZI, 14 nëntor /ATSH-DPA/- Gjatë takimit të tij me udhëheqësin e Kinës, Xi Jinping në ishullin indonezian të Balit,  presidenti i SHBA-së, Joe Biden theksoi nevojën pë bashkëpunim mes dy vendeve për çështjet kryesore botërore si, ndryshimi i klimës, stabiliteti ekonomik, lehtësimi i borxhit, shëndeti dhe siguria ushqimore, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Kjo nënkuptonte sinjale të vogla të një qasjeje në bisedimet e ndërprera për klimën midis dy emetuesve kryesorë të gazrave serrë.

Të dy presidentët udhëzuan zyrtarët e tyre të lartë që të ruanin komunikimin dhe të thellonin përpjekjet konstruktive lidhur me këto çështje”, sipas deklaratës.

Megjithatë, rifillimi zyrtar i dialogut për klimën mes dy vendeve, të cilin Kina e kishte ndërprerë në gusht mes tensioneve me SHBA-në për çështjen e Tajvanit, nuk u njoftua.

Megjithatë, i dërguari i SHBA-së për Klimën, John Kerry dhe negociatori i lartë kinez për Klimën, Xie Zhenhua zhvilluan një takim dhe shkëmbyen mendime në konferencën e OKB-së për Klimën COP27, në Egjipt.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like