Balde nuk i frikësohet Prishtinës, premton maksimumin për Dritën

by admin
Spread the love

Të gjithë në pritje të derbit të madh mes kampionit të Kosovës, Prishtinës dhe nënkampionit Dritës nga Gjilani, ndeshje që luhet nesër në orën 13.30 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. 

Në prag të ndeshjes së 17-të, në  konferencën e radhës folën kryetrajneri i Dritës Ardian Nuhiu dhe futbollisti Prince Balde.

Prince Balde tha se si në çdo lojë duhet dhënë maksimumin, pasi Drita është një skuadër e madhe që kërkon gjithmonë më të mirën.

“Kjo nuk është hera e parë që po luajmë me Prishtinën, do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne do të provojmë të bëjmë gjithçka në fushë. Gjithë e dijmë që FC Drita është skuadër shumë e madhe, sepse çdo futbollist që vjen e luan këtu e din çfarë duhet të bëjë e të jap maksimumin.

Edhe unë jam munduar të jap më të mirën time dhe premtoj se do të bëj gjithmonë maksimumin për të marrë rezultatet që Drita i kërkon dhe i meriton”, ka thene Balde.

You may also like