Bajrami shënon gol në “trillerin” Lazio – Empoli

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Përballja e shqiptarëve në ndeshjen Lazio – Empoli ka përfunduar me barazim, 3:3. Kjo ndeshje ishte tejet e luftuar deri në vërshëllimen e fundit të gjyqtarit, shkruan Insporti.com.

Skuadra e Empolit e nisi ndeshjen për mrekulli duke shënuar dy herë brenda tetë minutave.

Golin e parë të ndeshjes e shënoi mesfushori shqiptar, Nedim Bajrami, në minutën e gjashtë nga penalltia.

Në këtë gol ishin protagonistë tre futbollistët shqiptarë. Fajtor për golin e parë të Lazios janë Elseid Hysaj dhe Thomas Strakosha.

Hysaj në tentim për ta kthyer një top me kokë në drejtim të Strakoshës, gabon duke e detyruar Strakoshën të del nga porta.

Strakosha nuk arriti në kohë dhe shkaktoi penalltinë.

Nuk kaluan as dy minuta mirë dhe Empoli shënoi golin e dytë.

Mesfushori Zurkoëski e mposhti Strakoshën për herë të dytë në këtë ndeshje. Edhe në këtë gol ishte i përfshirë Nedim Bajrami.

Por Lazio nuk u dorëzua duke i shënuar dy gola në pjesën e parë.

Golin e parë e shënoi sulmuesi Ciro Immobile i cili u asistua nga mesfushori serb, Sergej Milikonvic Savic në minutën e 14-të.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat 1:2.

Lazio e nisi pjesën e dytë furishëm duke krijuar rast për gol nëpërmjet Pedro, i cili nuk shënoi gol.

Goli i barazimit të parë erdhi në minutën e 66-të, kur mesfushori serb Savic doli në skenë duke shënuar një gol të bukur.

Megjithatë, mysafirët nga Empoli nuk u dorëzuan duke shënuar edhe golin e tretë pas një kundërsulmi të shpejtë, të cilin në gol e përfundoi Di Francesco.

Trilleri në këtë ndeshje nuk përfundoi pasi në minutën e 87-të, Lazio fitoi një penallti.

Por, Immobile nuk arriti ta konvertojë në gol pasi portieri Guglielmo Vicario e priti goditjen e tij.

Lazio nuk u dorëzua dhe mori një pikë pasi mesfushori serb, Savic shënoi golin e tretë të Lazios dhe të dytin të tij personal në minutën 90 + 3, duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin 3:3.

Për Lazion nga minuta e parë ishin dy reprezentuesit shqiptarë, Thomas Strakosha në portë dhe në mbrojtje Elseid Hysaj, ndërsa sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi nuk u aktivizua fare.

Në skuadrën Empolit nga minuta e parë ishin dy futbollistët shqiptarë, Ardian Ismajli dhe Nedim Bajrami.

Në bankën rezervë janë Samir Ujkani dhe Kristian Asllani.

Lazio pas 19 xhirove të zhvilluara renditet në pozitën e tetë në tabelë me 32 pikë, ndërsa Empoli në të nëntin me 28 pikë./Insporti.com/

You may also like