Bajrami: Gjimshiti e Kumbulla shembujt e mi! Ftesa e Zvicrës? Jam shqiptar

by admin
Spread the love

Adrian Bajrami, mbrojtësi që luan me moshat e Benfica, është pjesë e Shqipërisë për miqësoret kundër Spanjës dhe Gjeorgjisë. Ai ka folur para mediave ditën e sotme, në prag të debutimit të tij me fanellën kuqezi.

“Normalisht që jam shumë, shumë i lumtur të jem pjesë e kombëtares. Shpresoj të ndihem edhe më mirë, të ambientohem sa më shpejt dhe të arrijmë sa më shpejt te ndeshja”.

“Interesim nga Zvicra U20, pse zgjodhe Shqipërinë? Jam shqiptar. Kam lindur e jam rritur në Zvicër, kam kaluar shumë vite në Zvicër me futbollin. Pastaj kam shkuar te Benfica dhe po bëj katër vite aty tani. Në fund e kam zgjedhur Shqipërinë se jam shqiptar.

“Berat Gjimshitin normal, edhe Kumbullën. Të gjithë janë shumë të mirë, janë si idhuj për mua.  Mund të mësoj shumë prej tyre dhe shpresoj të mësoj”.

“Dita e parë? Ishte shumë mirë dita e parë për mua. Mendova se do të ishte më e vështirë, por në fakt nuk ishte. Janë disa lojtarë që luajnë në Zvicër, apo Berat Gjimshiti që flet gjermanisht edhe ai. Ata më afruan më shumë me skuadrën. Kishim stërvitje dhe kaloi shumë mirë. Shpresoj të ambientohem edhe më mirë”.

“Debutimi? Shpresoj, unë jam gati dhe në formë. Kam luajtur gjithmonë me Benfikën, jam kapiten i ekipit aty. Unë jam gati”.

“Është kënaqësi e madhe të luash për një klub si Benfika. Kam mësuar shumë atje, jam rritur si person dhe futbollist atje. Me kalimin e kohës do të shikojmë se çfarë do të ndodhë”.

“E ardhmja në Itali? Mund të ndodhë, por për momentin jam i fokusuar te Benfika dhe te karriera që kam aty. Çfarë do të ndodhë mbetet për t’u parë”.

“Mesazhi për tifozët? Shpresojmë që të vijnë të gjithë, të na mbështesin. Ne do të japim maksimumin për fanellën kuqezi. Jemi shqiptarë dhe do të luftojmë brenda fushës”. / oversport.tv

Foto: Adrian Bajrami, Facebook

 

You may also like