Bajram Begaj zgjidhet në krye të shtetit, vjen reagimi i parë nga SHBA

by admin
Spread the love

Ambasadat e SHBA-së ka uruar Bajram Begajn për zgjedhjen e tij si President i Shqipërisë. Me anë të një postimi në Facebook shkruan se Begaj kontribuoi në mënyrë domethënëse në bashkëpunimin me SHBA-në përsa kohë ishte si Shef i Shtabit të Përgjithshëm.

Postimi i plotë:

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës uron Bajram Begaj për zgjedhjen e tij si Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë. Si Shef i Shtabit të Përgjithshëm, ai kontribuoi në mënyrë domethënëse në bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes. Ne presim me kënaqësi që të vazhdojmë të punojmë me të në detyrën e tij të re dhe të forcojmë më tej partneritetin midis vendeve tona.”-shkruan ai.

You may also like