Babo, e doja shumë ditëlindjen tënde

by admin
Spread the love

Aktori i njohur shqiptar, Xhevdet Ferri u nda nga jeta pak vite më parë, duke lënë boshllëk të madh në familje e të gjithë miqtë që e njohën. E sot, artisti i madh shqiptar, do të festonte ditëlindjen e saj të 62-të. E këtë ditë të veçantë na e kujtoi e bija, e cila herë pas here shpreh publikisht mallin për babain e saj.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Bora tregon se aktori nuk e pëlqente aspak ditëlindjen e tij, por të bijës i pëlqente, pasi kjo ditë shënonte një vit tjetër të kaluar me Xhevdetin.

Postimi i Bora Ferrit në rrjete sociale:

Unë: Babo e shtyva udhëtimin që të jem këtu në datë 26!

Ti: Po ik o Bora bëj planet e tua. I fryn burri 50 e kusur vjeç qirinjve!!

“Nuk e di pse e kishe aq zët ditën e lindjes tënde. Unë e doja shumë sepse shënjonte një vit të kaluar bashkë. Sot, do kishim bërë të njëjtin debat si më sipër.

Do kë kishe thënë: Burri 62 vjeç…. Do doja shumë të ma kishe thënë babo”-  shkruan Bora Ferri.

You may also like