Babai ka tentuar ta godasë djalin e tij me veturë në Gostivar – Shqip

by admin
Spread the love

Një 56-vjeçar nga Forina e Gostivarit ka tentuar ta godasë me veture djalin e tij. Nga MPB thonë se ai fillimisht e ka sulmuar fizikisht djalin e tij, me pas ka tentuar ta godasë me veture.

Me datë 23.12.2022 në ora 16:30 në fshatin Forinë të Gostivarit, zyrtarë policorë të Departamentit të Policisë në Çegran kanë privuar nga liria L.A. (56) nga fshati Forinë. Rreth orës 12:30 në afërsi të vendit të quajtur “Ara e Madhe”, mes fshatit Forine dhe fshatit Çajle, pas nje debati te meparshem ka sulmuar fizikisht djalin e tij 32-vjeçar dhe ka tentuar ta godase me nje automjet ne te cilin me heret te dy ishin duke udhëtuar. Pas dokumentimit te plotè të rastit, do të vijojë parashtrim përkatës”, thonë nga MPB.

You may also like