Azir Aliu: Pagat e funksionarëve nuk do të rriten pas janarit

by admin
Spread the love

Ministri Azir Aliu tha se është duke u punuar në Ligjin e ri për paga e nëpunësve në administratë. Ai tha se do të bëhet klasterimi i nëpunësve dhe ën bazë të punës të cilën e bëjnë administratorët do të marrin edhe rrogën.

“Sot kemi një dallim të madh të rrogave në Maqedoni, tani më edhe në nivel të ministrive. Ju keni një ministri ku një jurist për shembull merr 30% rrogë më të lartë se sa një i punësuar në ministrinë për shoqërinë informatike, po ashtu edhe ai jurist. Pra kemi një strukturë jo reale në shtet dhe kjo ngjallën pakënaqësi edhe brenda institucionale edhe në nivel të shtetit”, tha Aliu në emisionin “Intervistë në SHENJA”.
Ai tha se nuk mund të garanton se ligji deri në fund të vitit do të miratohet, por mund të garanton se pagat që priten në janar të rriten “do të parandalojmë të mos ketë rritje të pagave për funksionarët”

MARKETING



You may also like