Azem Sadiki i bashkohet Aleancës për Shqiptarët

by admin
Spread the love

Kryetari i sapo zgjedhur i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki gjatë ditë së sotme i është bashkuar Aleancës për Shqiptarët.

“Kryetari i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku, tanimë pjesë e familjes së madhe të Aleancës për Shqiptarët. Bashkë me të u bashkuan edhe strukturat lokale të cilët nuk pranuan pazare me pushtetin aktual. E drejta dhe e pastërta triumfoi”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Në zgjedhjet e fundit lokale, Azem Sadiku në rreth të parë për kryetar fitoi 3.146 vota ose 41.49% të votave, ndërsa në rrethin e dytë fitoi 4.119 vota ose 49.73%.

You may also like