AXHENDA NDËRKOMBËTARE 26/01/2024 – ATSH –

by admin
Spread the love

HAGË (Holandë) – Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi akuzat e Afrikës së Jugut kundër Izraelit për gjenocid në Gaza.

BOTË – Publikimi mbarëbotëror i videolojës së Sega-s “Like a Dragon”.

BOTË – Publikimi i videolojës ”Tekken 8”.

NJU DELHI (Indi) – Presidenti francez Emmanuel Macron i ftuar nderi në Ditën Kombëtare të Indisë.

ANKARA (Turqi) – Vizitë e ministrit të Jashtëm britanik, David Cameron.

BRUKSEL (Belgjikë) – Takimi joformal i ministrave evropianë të Drejtësisë.

STRASBURG (Francë) – Konferencë për shtyp në Këshillin e Evropës pas një votimi për të luftuar abuzimin e fëmijëve në institucione.

VJENË (Austri) – Demonstratë kundër racizmit dhe së djathtës ekstreme.

SPACEPORT CITY (SHBA) – ”Virgin Galactic” nis fluturimin e tij të gjashtë komercial në hapësirë.

XHUBA (Sudani i Jugut) – Vizitë e ministres së Jashtme gjermane, Annalena Baerbock./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like