Avokati i njohur merr postin e rëndësishëm te Partia e Lirisë, zgjidhen edhe 7 kryetarë komisionesh dhe 2 sekretarë

by admin
Spread the love

Genco Gjokutaj, avokati i Ilir Metës në padinë ndaj Autoritetit të Dosjeve është emëruar kryetar i Komisionit të Sigurisë dhe Çështjeve të Brendshme në Partinë e Lirisë.

Gjokutaj është mes shtatë kryetarëve të Komisioneve në Partinë e Lirisë, si dhe dy sekretarëve të rinj të emëruar sot gjatë mbledhjes së kryesisë nën drejtimin e kryetarit Ilir Meta.

Petraq Milo – Sekretar për Çështjet Ekonomike dhe Financave

Edmond Panariti – Sekretar për Bujqësinë dhe Ushqimin

Agim Nesho – Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme

Erisa Xhixho – Kryetare e Komisionit për Integrimin Europian

Genc Gjokutaj – Kryetar i Komisionit për Sigurinë dhe Çështjet e Brendshme

Kejdi Mehmetaj – Kryetare e Komisionit për Arsimin

Silva Caka – Kryetare e Komisionit për Drejtësinë dhe Çështjet Zgjedhore

Roni Telegrafi – Kryetar i Komisionit për Ambientin dhe Turizmin

Aurela Agalliu – Kryetare e Komisionit për Çështjet Sociale dhe Familjen

Klodian Gradeci Kryetar i Komisionit te Energjetikes

You may also like