AUV shton kontrollin për produktet ushqimore gjatë verës (VIDEO)

by admin
Spread the love

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës ka intensifikuar punën sa i përket kontrollit të ushqimit në stinën e verës.

Kështu zëdhënësi i këtij institucionit, Lamir Thaçi, i cili në emisionin e ekonomisë, Portofol në Shqip FM ka thënë se kjo po bëhet për sigurinë e konsumatorëve.

“Punojmë çdo ditë pa marrë parasysh stinën, por planet dallon në dinamikë dhe fokusim. Sigurisht në sezonin e verës ushtrojmë më shumë kontrolle që kërkojnë kushte adekuate të ruajtjes në mënyrë që të mos vijnë deri të kontaminimi im produkteve”, është shprehur Thaçi.

Ai ka apeluar konsumatorët që me ngritjen e temperaturave të ketë kujdes me produktet e shportës familjare.

“Produktet duhet të ruhen sipas kushteve të përcaktuara në etiketë”.

Thaçi në veçanti ka bërë thirrje që kujdesi të shtohet tek produktet me bazë shtazore si mishi dhe produktet e qumështit.

You may also like