Automjetet ushtarake ruse hyjnë në Kherson, agresorët marrin pengje

by admin
Spread the love

Në Kherson, automjetet ushtarake ruse po hyjnë në qytet, thotë kreu i Administratës Shtetërore Rajonale, Gennadyi Latuga.

Nuk ka detaje shtesë për momentin, por kreu i administratës tregoi foto dhe video të automjeteve të blinduara ruse që lëviznin në rrugët e Kherson.

Laguta postoi në rrjetet sociale se forcat pushtuese ruse që hyjnë në Kherson po marrin pengje nga banorët vendas. Ka të ngjarë që ato të përdoren si mburoja njerëzore për avancimin e pushtuesve, tha Laguta.

Për momentin, në Kherson dëgjohen sirenat e sulmit ajror. Dëgjohen shpërthime masive të përsëritura.

Siç u raportua më herët, ushtria ruse vendosi posteblloqe në hyrje të Kherson.

Rruga Press

You may also like