Aubameyang vendos një rekord interesant me hat-trick me Barcelonën

by admin
Spread the love

Sulmuesi i Barcelonës, Pierre-Emerick Aubameyang, ka filluar të shfaq formën e tij të mirë me skuadrën e Barcelonës.

Që prej transferimit të tij te Barcelona, Aubameyang nuk arriti të realizoi në tri paraqitjet e para.

Teksa, në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Valencias arriti të realizoi hat-trick, në triumfin e katalunasve me rezultat 1-4.

Fillimisht ai shënoi dy herë në pjesën e parë teksa më pastaj kompletoi hat-trikun e tij duke devijuar golin e Pedrit në pjesën e dytë.

Me këtë hat-trik, lojtari gabonez është bërë lojtari i parë në shekullin e 21-të që shënon het-trik në Ligue 1, Bundesliga, Premierligë dhe La Liga.

Pas ndeshjes, ai foli duke thënë se ndihet i lumtur, vecanërisht me fitoren.

“Jam shumë i lumtur, veçanërisht sepse fituam. Sot luajtëm shumë mirë dhe morëm tre pikë shumë të rëndësishme. Tani kemi një ndeshje shumë të rëndësishme të enjten kundër Napolit. Ndeshja e sotme na jep besim të madh se do ta fitojmë edhe këtë lojë”, tha Aubameyang pas ndeshjes.

32-vjecari gjithashtu është bërë edhe lojtari i parë që shënon dy herë hat-trick në stadiumin “Mestalla”, pasi shënoi edhe një herë tre gola sa ishte pjesë i Arsenalit në Ligën e Evropës në vitin 2019.

“Po, herën e fundit që luajta këtu, shënova një hat-trick në Europa League. Sot kam një dopio kështu që ky stadium i ngjan pak shtëpisë sime”, tha sulmuesi. 

You may also like