Ato e nisën karrierën me muzikë argëtuese, përfunduan në “tallava” dasmash! – Shqip

by admin
Spread the love

Kanë qenë më të pëlqyerat të atyre viteve, kanë dhuruar hitet të cilat dëgjohen edhe sot e kësaj dite, por tashmë kanë vendosur të fokusohen te muzika popullore e te këndimi në dasma, shkruan “Kosovarja”.

Leonora Jakupi e cila ka qenë një ndër këngëtaret më të njohura për publikun, që njihet për sharmin e hitet nga më të ndryshme, ka filluar fokusin ta ketë në muzikën popullore, kësisoj edhe pjesëmarrjen nëpër dasma e ka mjaft aktive.

E këngëtarja e hiteve “Copy paste”, “Ditëlindja”, “Unë gjithmonë fitoj” e shumë baladave tjera të njohura, Kaltrina Selimi, ka vendosur gjithashtu të dalë te muzika popullore.

Selimi është e pranishme edhe në bashkëpunime të këtij zhanri, por edhe në dasma argëton mysafirët me këtë muzikë.

E dikure kanë qenë bashkë në një band muzikor, tani kolegja e Kaltrina Selimit, Ryva Kajtazi gjithashtu i është bashkangjitur këngës në dasma.

Yllka Kuçi, Aida Doçi, Mimoza Shkodra të cilat janë njohur edhe për baladat e bukura, tashmë janë fokusuar te dasmat dhe atmosferen që krijojnë ato.

Big Mama, Mimoza Mustafa, Albina Kelmendi, Rovena Stefa, Gresa Behluli, Gili, Greta Koçi, Edona Llalloshi, gjithashtu janë disa nga këngaret që nga zhanri argëtues, këndojnë edhe popullore në dasma.

You may also like