Atmosferë festive në sheshin e Shkupit (VIDEO) – Shqip

by admin
Spread the love

QYTETARËT PRESIN DITË MË TË MIRA NË 2023

Përkundër mjegullës dhe ajrit të ndotur shumë qytetarë kishin vendosur që Vitin e Ri ta presin në sheshin e Shkupit. Përveç shkupjanëve në kryeqendër kishin ardhur edhe vizitorë nga qytete tjera, kurse vëreheshin edhe turistë të huaj.

“Edhe pak minuta kanë mbetur që të shënoje ora dymbëdhjetë dhe të nis një vit i ri apo viti 2023, këtu jemi për të pyetur qytetaret se çfarë presin nga ky vit i ri.”

“Ju uroj të gjithëve festën e vitit të ri, gjithë të mirat në jetë.”

Në sheshin e Shkupit pati edhe shumë mërgimtarë që kishin vendosur që festat e fundvitit t`i kalojnë pranë familjes.

“Për vit të ri presim ndryshime sidomos për shqiptaret, punë vetëm punë që të rinjtë mos të ikin nga vendi kjo është porosia ime, kam ardhur nga Zvicra, unë jam i lindur në Shkup ndërsa punoj në Zvicër”

Por, jo vetëm kaq. Në shesh dolën të gjithë, pavarësisht moshës.  Pesë pensioniste të stolisura me drita në kokë, kishin vendosur që së bashku të presin Vitin e Ri, në qendër të Shkupit, që më pas  bashkarisht ta vazhdojnë festën në ambientet shtëpiake.

“Vetëm të jemi gjalle e shëndosh, të kemi përparim në shtet, të mos këtë hipokrizi ajo është më e rëndësishme, të këtë miqësi, dashuria të mbizotëroj në shtet” 

Në sheshin e Shkupit pati edhe muzikë. Programi muzikor ishte pasuruar me emrat të njohur të estradës maqedonase, kurse munguan këngëtarët dhe muzika shqipe…

Pati edhe fishekzjarre që ngriti atmosferën festive në Shkup. Njerëzit uruan njëri-tjetrin me dëshira dhe shpresa që 2023-ta të jetë një vit më i begatë dhe më i lumtur. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Avni Tahiri

You may also like