Atletiko ngjitet i dyti/ Skuadra e Simeones fiton 5-1 ndaj Cadiz, lë pas Realin e Madridit

by admin
Spread the love

Atletico Madrid mori fitoren e thellë 5-1 ndaj Cadiz në takimin e raundit të 33-të të La Liga, duke u ngjitur në vend të dytë në renditje.

Skuadra e Simeones gjeti rrugën drejt rrjetës që në minutën e 2’, me Griezmann që zhbllokoi sfidën pas asistit të dhënë nga Carrasco. Në minutën e 27’ do të ishte po francezi, ai i cili do të shënonte, duke realizuar golin e dytë personal dhe golin e sigurisë për ekipin e tij dhe duke e mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2-0.

Në minutën e 49’, Morata do të shënonte golin e tretë për Atletico Madrid. Vendasit nuk u ndalën me kaq, pas një penalltie të fituar, Carrasco do të merrte përsipër ekzekutimin e saj dhe e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 57’.

Ndërsa miqtë tentuan të reagonin, me Lozanon që shënoi golin e vetëm të Cadiz në minutën e 72’. Kundërpërgjigja e vendasve ishte e shpejtë, vetëm një minutë më pas, më saktë në minutën e 73’ Molina realizoi golin e pestë dhe të fundit për Atletico Madrid në këtë përballje.

Pas javës së 33-të, Atletico Madrid ngjitet në vend të dytë me 69 pikë, një më shumë se Real Madrid që bien në vend të tretë, teksa Cadiz renditet në vend të 15-të me 35 pikë.


Top Channel

You may also like