Atletico “shfryn” ndaj Las Palmasit, presion Barcelonës

by admin
Spread the love

Atletico e Madridit shfryn 5-0 ndaj Las Palmasit në javën e 25-të të La Ligas, pas humbjes së papritur që pësoi në fushën e Sevillas. Skuadra e Simeones  realizoi dy herë në pjesën e parë me të njëjtin autor, Marcos Llorente. Të parin e realizoi në minutën e 15-të dhe vetëm pesë minuta më vonë, i asistuar nga Correa, sigloi të dytin.

Stafetën e golave në pjesën e dytë e mori Correa, i cili sapo nisi pjesa e dytë i çoi shifrat në 3-0, ndërsa në të 67-tën shndërroi në gol një 11-metërsh.

Golin e rezultatit përfundimtar 5-0 e vulosi holandezi Depay tri minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Me këtë fitore, Atletico barazon në kuotën e 51 pikëve Barcelonën, që luan sot ndaj Real Sociedadit./ Super Sport

 


Top Channel

You may also like