Atletico prezanton ish-in e Chelsea-t: Doja të përjetoja vlerat e këtij klubi

by admin
Spread the love

Atlético e Madridit prezantoi këtë të premte mbrojtësin spanjoll, César Azpilicueta, i cili mbërriti në skuadrën e Diego Simeones me kosto zero.

Lojtari ishte pjesë e Chelsea për 11 vjet dhe e mbylli me londinezët me përfundimin e sezonit (ai kishte kontratë edhe për një vit).

“Kishte shumë zëra, diçka me të cilën nuk isha mësuar. Kur fola me trajnerin, me njerëzit e klubit, ndjeva se ishte gjëja më e mirë për mua, që mund të kontribuoja shumë për grupin, për klubin.

Doja të jetoja vlerat e Atléticos, doja të vija dhe të përpiqesha të ndihmoja. Besoj se mund të bëhen gjëra shumë të mira, me sakrifica, me punë. Doja shumë të vija tek Atletico”, tha Azpilicueta (do të veshë fanellën me numrin 3) në konferencën e prezantimit.


Top Channel

You may also like