ATHINË – Greqia nis zgjerimin e gardhit kufitar me Turqinë

by admin
Spread the love

ATHINË, 21 janar /ATSH-DPA/- Greqia, pothuajse do të dyfishojë gjatësinë e gardhit prej çeliku prej 5 metrash të lartë, përgjatë kufirit të saj lumor me Turqinë.

Gardhi, 37,5 kilometra i gjatë, do të zgjerohet me 35 kilometra përgjatë lumit, i cili për grekët njihet si “Evros” dhe për turqit si “Meriç”, njoftoi sot ministri grek i Mbrojtjes Civile, Takis Theodorikakos.

“Gardhi i ri do të kushtojë rreth 100 milionë euro (108 milionë dollarë) dhe do të financohet nga buxheti grek”, shtoi ai.

Sipas ministrit, rreth 400 persona përpiqen çdo ditë të hyjnë ilegalisht në Greqi dhe në BE nga Turqia.

Vitin e kaluar, rojet kufitare greke ndaluan mbi 260 000 migrantë që përpiqeshin të kalonin kufirin. Përveç kësaj, autoritetet greke thanë se rreth 1500 kontrabandistë të dyshuar u arrestuan në vitin 2022.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like