atentat i pandodhur dot ndaj zv/presidentes së Argjentinës – Shqip

by admin
Spread the love

Zëvendëspresidentja e Argjentinës Cristina Fernandez de Kirchner u tentua të ekzekutohej të enjten, por sulmuesi nuk e qëlloi atë dhe u arrestua shpejt.

Disa kanale televizive treguan pamjet e personit të armatosur që synonte kokën e Kirchner-it teksa ajo dilte nga makina që e solli në shtëpi. Sulmuesi nuk qëlloi dhe Fernandez de Kirchner mbeti e pacenuar.

Ngjarja ndodhi në hyrje të shtëpisë së saj në Buenos Aires, ku qindra protestues janë mbledhur ditët e fundit për ta mbështetur atë, e cila është në mes të një gjyqi për korrupsion. Burri, i cili nuk qëlloi, iu afrua zonjës Kirchner në mes të turmës që priste ta përshëndeste dhe t’i kërkonte asaj t’i jepte autograf një libri autobiografik.

Menjëherë pas sulmit, një zëdhënës i policisë njoftoi se një person i armatosur u arrestua pranë rezidencës dhe “një armë u gjet pak metra larg vendit të ngjarjes”. Ai gjithashtu tha se burri mund të jetë me origjinë braziliane.

Qindra aktivistë janë mbledhur që nga java e kaluar para shtëpisë së Cristina Fernandez de Kirchner, 69 vjeçe, e akuzuar për mashtrim dhe korrupsion në lidhje me dhënien e kontratave publike në bastionin e saj në Santa Cruz (Jug), gjatë dy mandateve të saj presidenciale. (2007-2015). /tesheshi.com/

You may also like