Atalanta-Torino sfidë për kreun, Bologna synon suksesin e parë sezonal

by admin
Spread the love

Do të luhen sot në mbrëmje në orën 20:45 takimet Atalanta-Torino dhe Bologna-Salernitana që do të mbyllin javën e katërt të kampionatit italian të futbollit.

Si Atalanta edhe Torino kanë nisur shumë mirë sezonin, duke grumbulluar 7 pikë në 3 ndeshjet e para të Serie A. Të dyja skuadrat kërkojnë suksesin e radhës në sfidën e sotme që ti bashkohen Romës në krye të renditjes.

Formacionet e mundshme

Bologna synon që të shfrytëzojë faktorin fushë që të marrë suksesin e parë sezonal në kampionat përballë Salernitanës. Miqtë të frymëzuar nga fitorja e thellë përballë Sampdorias në fundjavë, synojnë një tjetër rezultat pozitiv në transfertën e sotme.

Formacionet e mundshme

Të dyja takimet mund ti ndiqni live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo. /Oversport.tv

You may also like