Atalanta 2-1 Olympiacos/ Berat Gjimshiti fenomenal – shënoi të dy golat dhe zgjidhet lojtari i ndeshjes, me këtë notë u vlerësua paraqitja e tij

by admin
Spread the love

Atalanta triumfoi 2-1 përballë Olympiacos, duke hedhur një hap drejt kalimit në raundin e 1/8-ve.

Berat Gjimshiti zhvilloi një ndeshje të madhe, realizoi dy gola brenda dy minutave – golat e parë sezonalë me ekipin bergamask – dhe i dhuroi fitoren ekipit të tij.

Pas ndeshjes, Berat Gjimshiti u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes.

Skuadra greke kaloi në avantazh pas çerek ore lojë falë golit të brazilianit Tiquinho Soares, por 28-vjeçari i kombëtares kuqezi e përmbysi i vetëm këtë ndeshje.

Gjimshiti kërceu bukur me kokë në minutën e 61-të. Topi në rrjetë dhe lojtari shqiptar në festë.

Mbrojtësi nga Lugina tundi përsëri rrjetën greke me një diagonale potente, duke dërguar në ekstazë tifozët e pranishëm “Gewiss Stadium”.

Pas ndeshjes, paraqitja e mbrojtësit shqiptar u vlerësua me notën më të lartë në ndeshje – 8.6, nga ‘SofaScore’.

You may also like