Astrit Selmani realizon het-trick në fitoren e thellë të Hammarbyt

by admin
Spread the love

Reprezentuesi kosovar, Astrit Selmani është duke vazhduar me formë të mrekullueshme këtë edicion me skuadrën Hammarbyn.

Kur ka nisur edicioni i ri në Suedi me garat e Kupës, Selmani ka shënuar tre gola në ndeshjen e dytë.

Hammarby ka triumfuar me rezultat të thellë 1-6 në udhëtim te Ytterhogdals, derisa Selmani ishte ylli që shkëlqeu në këtë sfidë.

Reprezentuesi kosovar ka kompletuar het-trickun mbrenda 65 minutave sa qëndroi në fushë.

24-vjeçari shënoi golat në minutat 29’të, 50’të dhe 61’të.

Selmani realizoi ‘het-trick’ edhe në dhjetor të vitit që lam pas – ai realizoi 3 gola për 15 minuta.

You may also like