Astrit Selmani flet para ndeshjeve të tetorit

by admin
Spread the love

Përfaqësuesja e Kosovës e ka mbajtur sot seancën e dytë stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të grumbullimit për dy ndeshjet e muajit tetor kundër Suedisë dhe Gjeorgjisë për kualifikimet e Botërorit “Katari 2022”, përcjell Insporti.

Pas stërvitjes për faqen zyrtare kanë folur Astrit Selmani dhe Zymer Bytyqi, të cilët kanë shfaqur shpresën se ekipi do të vazhdojë me paraqitje të mira edhe në dy ndeshjet e këtij muaji.

“Presim një ekip fizik. Ata janë të fortë në korner dhe goditjet e lira. Kanë një mentalitet fitues si ekip. Jam i gatshëm për lojë dhe për ndeshjen kundër Suedisë. Të gjithë më kanë pritur mirë dhe më lehtë ishte të vij në Kosovë se diku tjetër. Jam krenar që luaj për Kosovën. Në Suedi ka shumë shqiptar dhe besoj se do të vijnë shumë, shpresoj të vijnë sa më shumë”, ka thënë sulmuesi i Hammarbyt Astrit Selmani.

You may also like