Asnjë ekip si Interi në Serie A, statistika që e fut në histori

by admin
Spread the love

Interi mposhti një ditë më parë skuadrën e Spezia me rezultatin 3-1 dhe është bërë ekipi i parë në Serie A që fiton të paktën një herë në shtëpinë e çdo ekipi që ka garuar në elitën e futbollit italian.

Spezia ishte kundërshtari i 66-të të cilin Interi e mposhti dhe kështu futet në histori. Juventus ka mundur 64 skuadra në gjithë historinë.

Bardhezinjtë nuk ia kanë dalë të fitojnë në shtëpinë e Messina e Treviso, kurse Milani nuk ka mundur dot në fushat e Avellino, Carpi e Lecco. / oversport.tv

You may also like