Asllani: Spanja nuk na tremb! Milani? Zërat e merkatos nuk më pëlqejnë

by admin
Spread the love

Shqipëria do të luajë me Spanjës dhe Gjeorgjinë më 26 dhe 29 mars, ndërkohë që trajneri Edy Reja ka ftuar edhe një debutues si Kristjan Asllani. Mesfushori, i cili po luan si titullar me Empolin në Serie A, foli para mediave dhe ndau emocionet e kësaj ftese me të gjithë.

“Jam shumë i lumtur, shpresojmë të bëjmë dy ndeshje të mira. Nuk e mendoja, por erdhi ftesa dhe dua të bëj mirë për ekipin”.

“Nuk na tremb Spanja, është bukur të luash ndaj këtyre skuadrave. Kanë qenë ditë të bukura dhe shpresojmë të bëjmë një ndeshje të mirë. Do jap maksimumin dhe shpresoj ta ndihmoj skuadrën”.

“Kampionati italian është shumë i vështirë dhe kur vjen këtu është pak më lehtë. Atje është një kampionat fizik”.

“Nuk e di më kë ngjaj, mund të thoni ju. Unë mendoj për fushën dhe të bëj mirë. Nuk kam një idhull”.

“Nuk e di a do luaj nga minuta e parë. E di trajneri. Jam i përqendruar te stërvitja. Shpresoj të vijnë sa më shumë tifozë”.

“Milani? Nuk i kam qejf zërat e merkatos, mendoj për Empolin. Kam 13 vite aty, shpresoj të rrimë në kategori. Është kënaqësi për mua të luaj me Empolin”.

“Mesazh për të rinjtë? Këmbët në tokë dhe shumë stërvitje, kaq mund të them”, përfundoi Asllani. / oversport.tv

Foto: Empoli FC, Facebook

You may also like