Asllani nga minuta e parë, formacioni zyrtar i Shqipërisë ndaj Izraelit

by admin
Spread the love

Shqipëria do të përballet ndaj Izraelit në Nations League, një sfidë vendintare për kuqezinjtë . Ndeshja do të startojë në orën 20:45 ku Kombëtarja tonë do të kërkojë me ngulm fitoren për të provuar vendin e parë deri në fund.

Në prag të kësaj sfide, Edy Reja ka caktuar edhe 11-lojtarët titullarë që do të startojnë ndeshjen. Kështu do ta nisë nga minuta e parë Kristjan Asllani i cili do të luajë pas shpinës së dy sulmuesëve Broja dhe Cikalleshi.

Ashtu si pritej, skema do të jetë 4-3-1-2 ku më portë do ta nisë Berisha. Në mbrojtje do të jenë Balliu, Ismajli, Ajeti dhe Hysaj. Para mbrojtes, treshja Laçi, Gjasula dhe Abrashi.

Shqipëria (4-3-1-2): Berisha; Balliu, Ismajli, Ajeti, Hysaj; Laçi, Gjasula, Abrashi; Asllani; Broja, Cikalleshi

 

You may also like