“Askush tjetër nuk duhet ta vishte”, stilisti i fustanit të Marilyn Monroe reagon ashpër ndaj Kim Kardashian

by admin
Spread the love

Kim Kardashian mori vëmendjen e të gjithë në Met Gala ku u shfaq e veshur me fustanin ikonik të Marilyn Monroe. Madje ylli televiziv tha se kishte rënë disa kilogramë nga pesha në mënyrë që ta vishte këtë fustan. Por stilisti që ka krijuar fustanin e Monroe ka reaguar ashpër.

Në një prononcim për Entertainment Weekly, Bob Mackie tha se fustani ishte dizenjuar vetëm për Marilyn Monroe dhe theksoi se askush tjetër nuk duhet ta vishte.

“Mendoj se ishte një gabim i madh. Marilyn ishte një perëndeshë. Një perëndeshë e çmendur, por një perëndeshë. Ajo ishte thjesht përrallore. Askush nuk pozon si ajo. Dhe fustani u bë për të. Ishte projektuar për të. Askush tjetër nuk duhet të shihej me atë fustan”, tha ai.

You may also like