“Askënd s’e mbulojmë me flamurin e PS”, Rama:Ata që kanë probleme me ligjin do…

by admin
Spread the love

Një nga çështjet ku u ndal kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit, ishte edhe drejtësia si dhe te figurat politike të cilat kanë probleme me ligjin.

Rama përsëriti qëndrimin e tij se selia e PS nuk do të kthehet në zyrë avokatie për asnjë që ka probleme me ligjin, por theksoi se ata që kanë përfituar do duhet të përballen të vetëm me drejtësinë.

“Kur e kemi nisur reformën në drejtësi, shumë njerëz brenda nesh nuk besonin, por bindja ime ka qenë se ka ardhur koha dhe asnjë nuk i del përpara. Bindja ime është se nëse ka diçka me vlerë historike mund të bëjë kjo shumicë është hedhja e bazave për një drejtësi të drejtë, pa kthesa majtas apo djathtas. Cilido qoftë në këtë pjesë të kampit ku unë jam në krye ka llogari të hapura me drejtësinë, për sa kohë llogaritë nuk janë mbyllur, nuk ka punë me ne. Shumë e trajtojnë këtë pjesë si diçka që shqetësohem, është e kundërta. Askënd nuk mund ta mbulojmë me flamurin e PS. Selia e PS nuk mund të bëhet zyrë avokatie për asnjë. Kush i ka krijuar vetes komoditetin që të përfitojë personalisht nga qëllimet, nga planet, nga punët tona, personalisht duhet të përballet me drejtësinë. S’kam asnjë dyshim mbi këtë”, tha Rama./Opinion.al

You may also like