Ashpërsohet gara! Çfarë po ndodh në Bashkinë e Shkodrës? Ja kush kryeson dhe si ndahen votat mes kandidatëve

by admin
Spread the love

Në orët e vona të mbrëmjes të së dielës (6 mars) nisi procesi i numërimit për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashkitë e vendit. Në Shkodër, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga rezultatet në kohë reale në avantazh është kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Bardh Spahia, i ndjekur nga Majlinda Angoni e PS dhe ne vendin e tretë kandidati i PD, Xhemal Bushati.

Deri më tani, janë hapur 185 kuti votimi nga 250 kuti, ku rezulton se më së shumti vota ka siguruar kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Bardh Spahia 15417 vota, ndjekur nga kandidatja e PS, Majlinda Angoni me 13810 vota dhe kandidati i PD, Xhemal Bushati me 5.478 vota.

Kujtojmë që në bashkinë e Vorës falë votimit elektronik rezultati ka dalë më parë se bashkitë e tjera, ku u shpall fitues Blerim Shera. Shera ka siguruar një avantazh të thellë përballë rivalëve të tij, pasi ka marrë 7530 vota, ndërsa Lulzim Vrana i Shtëpisë së Lirisë ka marrë 2598 vota dhe Ymer Marku i PD 687. Ndërkohë, ka pasur edhe qytetarë që dhënë opsionin ‘asnjë’, ndërsa të tilla kanë qenë 209 vota.

You may also like