ASH: Thirrje deputetëve të minorancës, ta çlirojmë vendin nga krimi

by admin
Spread the love




Aleanca për Shqiptarët i ka reaguar zv/kryeministrit Artan Grubi dhe deklaratave të tij të bërë gjatë ditës së sotme. Ata u kanë bërë thirrje deputetëve të minorancës që t’i bashkëngjiten atyre për ta cliruar vendin nga krimi.

“Deputetëve të kësaj minorance qeveritare u bëjmë thirrje: të gjithë ata që duan ta shpëtojnë vendin nga krimi i organizuar, nga korrupsioni, nga injoranca, le t’i bashkëngjiten opozitës progresive.

Përrallat me euro-integrime të këtij regjimi të dështuar janë vetëm alibi për të shpëtuar nga drejtësia. Bashkimi Evropian nuk arrihet me Boki13, me Zoki Kiçees, me Vice Zaevin, me gjykatës dhe prokurorë të partizuar, me inspektorë që zhvasin bizneset dhe me deputetë të blerë e të shantazhuar”, thonë nga ASH, përcjell SHENJA.


You may also like