ASH: Spasovski po e lufton gjuhën shqipe, ku fshihen Bushi dhe Ahmeti?!

by admin
Spread the love




Aleanca për Shqiptarët ka reaguar në lidhje me deklaratën e ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ku tha se gjuha shqipe nuk do të përdoret në nivel qendror. Nga ASH, thonë se sot Spasovski, rikonfirmoi se është një bashkëmendimtar i antishqiptarit Fërçkovski dhe shumë tjerëve në partinë ku bëjnë pjesë. Sipas tyre, me deklaratën e sotme kundër përdorimit të gjuhës shqipe në emblemat e njësitit “Tigrat”, Spasovski na tregoi se kush e ndalon edhe pjesëmarrjen e shqiptarëve në këtë njësit.

“Arsyetimet e llojit se qenkan në nivel qendror nuk mbajnë, sepse me këtë logjikë i bie se gjuhën shqipe do ta ndalojnë edhe në Ministri, Kuvend e Qeveri. Vetë ministria ku bëjnë pjesë është më qendrore dhe më e lartë sesa njësiti “Тigrat”. Sidoqoftë, Spasovski tregoi se kush vendos në këtë ministri dhe Qeveri dhe se zëvendësit të tij, Nazim Bushi, përsëri  i`a paska mbyllur gojën dhe i`a ka ndaluar fjalën”, thonë nga ASH.

Nga atje shtojnë se as njësiti “Tigrat” e as ministria që drejton Spasovski nuk mund të sillen siç duan ata. Në fund shtuan se nëse i kanë marrë peng funksionarët e BDI-së, mos të mendojnë se mund t’i nënçmojnë e dhe t`i shkelin të gjithë shqiptarët.


You may also like