ASH: Qeveria i mashtron qytetarët, t’i ulë dhe t’i ngrijë taksat për derivatet

by admin
Spread the love




Aleanca për Shqiptarët në një kumtesë për media ka akuzuar Qeverinë për mashtrim të qytetarëve, ndërsa kërkojnë që urgjentisht t’i ulë dhe t’i ngrijë taksat për derivatet.

“Qeveria po mashtron qytetarët, urgjentisht t’i ulë dhe t’i ngrijë taksat për derivatet. Rritja shokuese e çmimit të derivateve të naftës dëshmoi edhe një herë se vendimi i Qeverisë ishte vetëm një tentim për mashtrim të qytetarëve dhe pa asnjë efekt lehtësues në ekonomitë familjare.  Qeveria kishte dëgjuar propozimin tonë për uljen e akcizës dhe TVSH-së, por nuk e pranoi deri në fund atë që kishim propozuar ne, andaj sot kemi efektin e shtrenjtimeve drastike. I bëjmë thirje Qeverisë që të pranojë në mënyrë taksative propozimet tona. Akciza për benzinë nga 22 denarë të ulet në 15 denarë, ndërsa ajo e dizellit nga 15 në 9 denarë. Kjo shumë të jetë fikse dhe të mos mvaret nga lëvizjet e bursës. TVSH propozojmë që të ulet nga 18 në 5% dhe jo në 10% sa propozoi Qeveria. Gjithashtu edhe vlera e TVSH-së të jetë e ngrirë maksimalisht në çmimin e 28 shkurtit, që nënkupton të mos llogaritet për rritjet e reja që do të mund të vijnë nga bursa. Çdo eksperiment tjetër do të dëmtojë rëndë qytetarët si dhe do të ketë ndikim edhe në çmimet e produkteve tjera. Do të jetë e kotë heqja e TVSH-së për produktet ushqimore, nëse prodhuesve u shtrenjtohet transporti dhe energjia”, thuhet në komunikatën e ASH-së.


You may also like