ASH: Për dy ditë, dy mega skandale në drejtësi, urgjentisht të fillojë vetingu

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ditëve të fundit i gjithë opinioni është dëshmitar se si gjyqësori në vend është vënë kryekëput në shërbim të pushtetit ekzekutiv dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

Brenda pak ditësh, për herë të tretë anulohet seanca gjyqësore për spitalin modular në Tetovë me arsyetime banale për mosprezencë të avokatëve.

Nga ana tjetër, kur duhet të lirohen dhe lehtësohen bashkëpunëtorët e këtij pushteti, gjykatat bëhen super ekspeditive dhe “kreative”. Sot, Gjykata Penale përmes bashkimit të dy dënimeve, ia zvogëloi dënimin me burg për katër muaj, bashkëpunëtorit të regjimit të kaluar dhe atij aktual, Orce Kamçevit, të akuzuarit kryesor në dy megaskandalet korruptive “Perandoria” dhe “Parcelat në Vodno”.

E gjithë kjo ndodh në periudhën e skriningut kur vendi pritet të merr dritë jeshile për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian.

Kjo drejtësi selektive ka sjell vendin në një gjendje ku vetëm 8% e qytetarëve i besojnë drejtësisë. Zgjidhja e vetme për të rivendosur shtetin e së drejtës dhe rikthyer besimin e qytetarëve, bizneseve dhe investitorëve në sistemin tonë të drejtësisë është vetingu i domosdoshëm i gjyqtarëve dhe prokurorëve./InfoShqip.com

You may also like