‘As familja nuk e di’, Filloreta rrëfen periudhën e errët të jetës së saj

by admin
Spread the love

Konkurrentja e “Për’Puthen”, Filloreta Pira ka rrëfyer një fazë shumë të vështirë në jetën e saj duke shprehur se i është dashur ndihma e një psikologu për ta kaluar. Ajo tregoi se as familja e saj nuk është në dijeni për periudhën më të errët të jetës së saj. 

“Unë jam fokusuar shumë pas punës sepse gjithmonë kam dashur që të gjitha gjërat ti arrij vetë. Nuk kam kërkuar kurrë ndihmën e familjes dhe të askujt sepse kam dashur t’ia di vlerën edhe gjësë më të vogël. Deri në një moment që e kam parë që u bë gjithçka e tepërt, mora tre gjëra përsipër, punoja çdo ditë 16 orë, edhe shkollë… Isha shumë shumë në presion.

Dhe për një moment i ndalova të gjitha sepse e pashë vetëm errësirë. Është një fazë e jetës tim që as familja nuk e di, se jam munduar që para tyre të paraqesh gjithmonë atë femrën e fortë. Është faza më e vështirë e jetës time, vetëm errësirë kam parë, më pengonte edhe drita. Por me ndihmën e psikologëve e kam kaluar. Çdo njeriu i propozoj që në momentin që e shikojnë që janë duke u shkatërruar, kërkoni ndihmë”, rrëfeu Filloreta.


You may also like