Artur Zheji zbulon risinë në protestën e sotme: Qytetarët bënë sakrificë mbinjerëzore

by admin
Spread the love

Analisti Artur Zheji tha në emisionin “Open” se protesta e sotme e opozitës ishte masive dhe mbinjerëzore.

Sipas Zhejit, kishte një numër shumë të lartë protestuesish, duke shtuar se sa i përket temperaturave të larta, fitoi zjarri i brendshëm i shqiptarëve.

“Pjesëmarrja duket e madhe. Pa diskutim që akumulimi i zhgënjimit është i madh dhe në këtë rast thirrja për një protestë bën që të guvergojnë shumë interesa apo shumë individë. Ishte një protestë serioze, sa i përket numrave. Sa i përket temperaturës së lartë, doktori tha që zjarri nga brenda ishte më i madh se zjarri nga jashtë, dhe fitoi zjarri nga brenda. Ata u mundën të ngrohtin, bënë një sakrificë mbinjerëzore. Ishte shumë masive, shumë e madhe, Rama iku nga frika. Më e rëndësishmja ishte se Berisha i tha Ramës që “ti je armiku im”. M’u kujtua Basha, kur tha në një protestë që “Rama nuk është armiku im”. Kjo ishte risia në protestën e sotme”, tha Zheji.

You may also like