Artur Zheji zbulon nga është porositur sulmi kibernetik dhe bën paralajmërimin e frikshëm: Jemi në vijën e afërt të luftës reale

by admin
Spread the love

Gazetari dhe analisti Artur Zheji ka folur ditën e sotme në një emision televiziv për sulmet kibernetike që kanë goditur vendin në mënyrë të njëpasnjëshme teksa deklaroi se këto sulme tregojnë se jemi një vend në vijën e parë të luftës reale edhe pse nuk duam ta pranojmë.

Sipas Zhejit me anë të këtyre sulmeve vendit i zbulohen forcat ushtarake dhe bazat amerikane në vend, të dhëna të cilat më pas mund të blihen nga një palë e tretë që kërkon të nisë luftën në vend.

Këto sulme vijnë nga boshti lindor, pra nga Irani ose Rusia pasi kanë të njëjtin armik që është Perëndimi deklaroi Zheji teksa tha se këto sulme i janë drejtuar Shqipërisë pasi jemi ose hallka më e dobët e Perëndimit ose një pikë strategjike e fortë.

“Ne jemi një vend në luftë, nuk duam ta pranojmë por jemi në luftë hibride. Është gjithmonë prararojë e një lufte tjetër, e një lufte tru për tru. Zbulohen informacione dhe krijohet destabilizim i vendit, zbulohen trupat, bazat, fuqia e zjarrit dhe ajrore dhe të gjitha këto krijojnë një hartë ushtarake në 3D të vendit, për llogari të një pale të tretë. Ky që ka interes t’i blejë ndoshta kërkon t’i blejë për një luftë pas luftës hibride. Jemi në vijën e afërt të luftës reale, nuk ëshë teori konspirative. Është qetësia para furtunës, lufta është me boshtin lindor. Ka një lidhje të fortë mes Iranit dhe Moskës. Rusia dhe Irani kanë armik Perëndimin. Meqë Shqipëria është një hallkë strategjike, ose na konsiderojnë si hallka më e dobët që sulmohet më lehtë. Mendoj që porositësit janë ose në Tehran ose në Moskë”, tha Zheji.

You may also like