Artur Zheji zbulon ‘kurthin’ që kryeministri Rama i ka ngritur Berishës dhe Bashës

by admin
Spread the love

Analisti Artur Zheji teksa komentoi sot në emisionin ‘Pikat mbi i’ zgjedhjet e 6 marsit, deklaroi se detyra kryesore e Lulzim Bashës duhet të jetë beteja për Shkodrën. Ai theksoi se çarja e votës është dhuratë nga shkodranët për Ramën.

“Mendoj se detyra kryesore është beteja për Shkodrën, pa nënvlerësuar bashkitë e tjera. Teza e parë kryesore që duhet të jetë e qartë për votuesit demokratë shkodranë, është se çarja e votës është dhurata që i bëjnë Edi Ramës për të marrë bashkinë e Shkodrës. Grumbullimi i votës tek PD do të bëjë të mundur që në përplasjen me PS kandidati i PD të jetë fitues. Nëse do keni iluzione duke ndarë votën sa tek njëra, sa tek tjetra pjesë, në këtë rast është Voltana Ademi, pasi doktori e ka përcaktuar… mendoj që edhe vetë Rama ka vënë një kandidate jo të një lufte radikale për të marrë Shkodrën… Pra nuk është një zonjë luftarake që ka marrë ultimatumin, o merre o lëre. Nuk është para kësaj alternative. Ndoshta e ka menduar me dinakëri që duke qenë një femër e butë mund të bëjë transportin e votës nga e djathta tek e majta qetë. Çarja e votës është detyra kryesore e Lulzim Bashës që të mos ndodhë. Po të isha unë, shtabin elektoral do e vendosja në Shkodër, mos të isha fare në Tiranë. Shkodra ka emancipuar gjithë Shqipërinë. Jemi rritur me anekdotat e shkodranëve që ishin helmi më acid i komunizmit. Në Shkodër ndiheshe në një tokë më të lirë. Është një kapital i madh për Lulzim Bashën, do ishte mëkat të mos e rikuperonte.”-tha Zheji.

“Mendoj që Berisha nuk do tërhiqet për arsye se nuk ka pikësynim marrjen e bashkisë Shkodër, ka pikësynim shkatërrimin e Lulzim Bashës. Për PD do ishte mirë të tërhiqej që të mos çahej PD, por janë bërë shumë hapa mbrapsht. Mund të ndodhë një gjë e veçantë që në Shkodër të ketë një vetëdijësim për ta deleguar korpusin e votës tek Basha që të fillojë aty. Po ndodhi kjo gjë, sigurisht do jetë një sukses i madh kombëtar sepse do jetë refleksion për të grumbulluar energjitë aty ku prodhojnë sukses dhe jo disfatë.”-u shpreh Zheji.

You may also like