Artur Zheji nxjerr prapaskenat politike dhe tregon kush i ka bërë presion Lulzim Bashës

by admin
Spread the love

Analisti Artur Zheji u shpreh sot në emisionin ‘Pikat mbi I’, se nëse Amerika i ndërton planet në zyrën e Edi Ramës, atëherë mjerë ne.

Deklarata e Zhejit:

“Jo çdo gjë që bërtet ka forcë reale. Unë mendoj që Basha sado paradoksale të duket mënyra e tij holandeze, studimi i tij në perëndim, komunikimi i tij me nerv të brendshëm, jo të bërtitur, heqja dorë nga e drejta zakonore, janë të gjitha në perceptimin që i kemi dhënë shqiptarëve që kjo është forca, ‘burrni’, ‘tradhtar’. Kush e shpalli non grata Berishën, harrohet DASH, harrohet sekretari, harrohet Kongresi amerikan. nëse ndodhemi në një vend që Amerika i ndërton planet në zyrën e Edi Ramës, atëherë mjerë ne, por nuk besoj se ka aq fuqi aq të madhe sa t’iu thotë amerikanëve ma nxirrni pak ‘non grata’ këta.

Faktikisht kanë qenë zgjedhjet që Basha ka marrë kuotat më të larta të preferencat. I njëjti doktor nga masakra elektorale, thotë ky humbi zgjedhjet. Cilin doktor të besoj? Basha ka qenë më koherent. Ai ka heshtur. Nuk jam dakord me këtë vijë sjelljeje që ka Basha dhe nuk mund ta larë të masakrohet. E kërcënuan amerikanët, e kërcënon doktori, i thonë ik qërohu se do vijmë ne aty. Të verbuar nga Rama do ligjërojmë xhunglën. Kolaudon dhe legjitimon të majtët rreth Ramës. Thotë më mirë të mbaj këtë status quo-n e fëlliqur se të marr këta”, tha Zheji.

You may also like