Artistja Merja Shqiptarja e parë me masterclass bukurie në Dubai

by admin
Spread the love

E njohur si makeup artistja me e dashur ne Shqiperi po dhe jashte saj, Merita Merja realizoi nje event te jashtezakonshem ne Dubai, duke u bere keshtu e para shqiptare me nje arritje te tille ne token arabe.

E njohur ne fushen e artit te bukurise tashme prej 20 vjetesh, Merita diktoi sipas hapave nga fillimi deri ne fund sesi realizohen make-up e mbremjes, televizive dhe ato me elegantet.

Moren pjese nje numer i madh ta apasionuarash pas grimit artistik dhe jo vetem. Meriten e ndoqen edhe disa make-up artistet shqiptare qe e kane Meriten shembull ne punen e tyre. Ajo me padurim priste te fillonte prezantimin e make up dhe nje look-u dite per ta transformuar ne nje magji nuseje, mbremjeje apo ekrani!

Masterclassin e realizoi ne nje nga ambjentet me te bukura ne Dubai, Palazzo Versace Dubai me nje arkitekture fantastike dhe pritje mbreterore.

Nje prezantim per t’u mbajtur mend, Merita ka publikuar disa foto nga ai masterclass ku duket se gjithcka ka shkuar per mrekulli. Rrjedhimisht ajo mbetet shqiptarja e pare me nje masterclass ne Dubai! Suksese ne te tjera arritje Merita, gjithmone e para!


You may also like