Arteta nuk e do më, Arsenali nxjerr në merkato Aubameyang

by admin
Spread the love

Te Arsenali nuk ka më vend për Pierr Emerick Aubameyang. Sulmuesi nga Gaboni i cili u diagnostikua me probleme në zemër të cilët erdhën si pasojë e infektimit me COVID-19 dhe nuk i lejuan të merrte pjesë në Kupën e Afrikës, është nxjerrë në merkato nga klubi londinez dhe me shumë gjasa do të largohet që në merkaton e janarit.

Aubameyang i cili në këtë sezon është aktivizuar në 15 ndeshje duke shënuar 6 gola ka mbetur jashtë projektit të trajnerit Mikel Arteta ndërkohë që për afrikanin interesohen 6 klube europiane.

Arsenali dhe menaxheri i futbollistit i kanë thënë jo një oferte të ardhur nga Arabia Saudite ndërkohë që të dyja palët po punojnë që Aubameyang të largohet në ditët e fundit të kësaj merkatoje nga “topçinjtë”.


Top Channel

You may also like