Arteta i zhgënjyer nga humbja ndaj West Ham

by admin
Spread the love

Kërkohej me ngulm fitorja, por e vetmja çka gjetën ishte disfata e parë e sezonit në kampionat.

“Çekanët” e West Ham surprizuan jo pak mbrëmjen e së enjtes, që sapo lamë pas, teksa në “Emirates Stadium” mundën “Topçinjtë” e Arsenal me rezultatin e pastër 0 me 2, në përballjen e vlefshme për javën e 19-të të kampionatit anglez të futbollit, Premier League.

Menjëherë pas përfundimit të sfidës, tepër i zhgënjyer, një koment të shkurtër e bëri edhe tekniku i Arsenal, Mikel Arteta, i cili theksoi faktin se skuadra e tij duhet të rritet dhe të përmirësohet më shumë.

“Objektivi ynë ishte të fitonim ndeshjen dhe të ngjiteshim në krye të klasifikimit. Jam shumë i zhgënjyer nga rezultati, edhe pse ishim ne ata që e dominuam lojën. Dominuam 100 minuta ndeshje, lojtarët u shfaqën disa herë të lirë brenda zonës kundërshtare dhe jam i bindur se dhuruan maksimumin e tyre.

Ishte një atmosferë e rënduar në dhomat e zhveshjes, por na ndajnë vetëm 72 orë nga ndeshja e radhës.

Pavarësisht humbjes jemi në pozita të favorshme dhe duhet të përgatitemi për një tjetër sfidë delikate si ajo ndaj Fulham. Ky është futbolli, duhet të vazhdojmë të përmirësohemi”, u shpreh Arteta.

You may also like