Arteta i kundërpërgjigjet ‘ashpër’ Aubameyangut pas fajësimit për largim nga Arsenali

by admin
Spread the love

Mikel Arteta i është përgjigjur pretendimit të Pierre-Emerick Aubameyang se ishte faji i tij që u largua nga Arsenali, duke këmbëngulur se ai ishte “zgjidhja, jo problemi”.

Kontrata e Aubameyang me Arsenalin u ndërpre me pëlqim të ndërsjellë më 1 shkurt, me sulmuesin që ishte përjashtuar nga skuadra e Artetas pas një shkeljeje disiplinore në fillim të dhjetorit.

31-vjeçarit, të cilit gjithashtu iu hoq shiriti i kapitenit në Emirates, më pas nënshkroi për Barcelonën në një transferim të lirë dhe drejtoi gishtin nga Arteta për përfundimin e papritur të karrierës së tij me Topçinjtë.

“Mendoj se ishte vetëm me të dhe më pas ai mori këtë vendim. Ai nuk ishte i lumtur dhe kaq. Isha i qetë”, ka thënë Auba kur u pyet nëse një çështje personale me Artetan çoi në largimin e tij.

Arteta tani ka adresuar komentet e Aubameyang, duke këmbëngulur se veprimet e tij ishin për të mirën e Arsenalit përpara se të shprehte mirënjohjen ndaj reprezentuesit të Gabonit për punën e tij në klub.

“Unë jam jashtëzakonisht mirënjohës për atë që Auba ka bërë dhe kontributin e tij. Mënyra se si e shoh veten në atë marrëdhënie është zgjidhja, jo problemi”, ka thënë fillimisht Arteta.

“Ky është mendimi i tij, kjo është ajo që ai tha dhe ju duhet ta respektoni atë”, përfundoi spanjolli kur u pyet mbi pretendimet e ‘Aubas’ se ai ishte problemi.

You may also like