Artan Hoxha tregon bisedën me Gledis Nanon: Ku ishte Armand Duka në momentin që shpërtheu tritoli në portën e shtëpisë së tij

by admin
Spread the love

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar se në momentin kur ndodhi shpërthimi me tritol në shtëpinë e kreut të FSHF Armand Duka në Durrës një natë më parë, ky i fundit ka qenë në stadium duke ndjekur ndeshjen Tirana-Dinamo.

“Kur ndodhi shpërthimi në Durrës Duka ishte në stadium duke parë ndeshjen Tirana-Dinamo. Duka ishte në stadium. Nëse dikush donte t’i bënte diçka Dukës e priste te dera stadiumit. Pse duhet të hedhë tritol në banesë te djali dhe gruaja”, tha Artan Hoxha.

Ai e cilësoi shpërthimin një akt kërcënues dhe tregoi edhe një telefonatë që ka pasur me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano në lidhje me këtë çështje.

“Në momentin që ka ndodhur ngjarja dje unë kam qenë në stadium. Duka dje fitoi thellë dhe tregoi se nuk e ka problem fare presionin që i bëjnë ata. Sa mora vesh që ka ndodhur më erdhi njoftimi që ka ndodhur shpërthim në Durrës. Ngre kokën dhe shikoj Dukën te tribuna Vip. Më vjen njoftimi thonë po ka një shpërthim atje. Ai si akt është një mesazh kërcënues.

Gjëja e parë që kam bërë është kam marrë Gledis Nanon që duhen përdorur të gjitha të dhënat logjistike për të zbuluar se kush e ka bërë këtë gjë. Policia duhet ta kishte zbuluar sot kush është autori i atij krimi dhe kush është motivi i atij krimi. Dhe unë nuk e besoj dot që të kesh atë lloj filmimi dhe të mos arrestosh dot. Duhet ta kishin bërë sepse tani nuk ka më vlerë. Policia e shtetit duhet ta kishte zbuluar dhe duhet ta kishte arrestuar autorin. Sepse ka ndodhur në mes të qytetit. Dhe atje ka pamje”, u shpreh gazetari.

You may also like