Artan Hoxha: Saimir Tahiri di shumë për ata dhe për atë atje lart. Ka kohë të vendosë nëse do të rrëfehet apo jo

by admin
Spread the love

Tashmë Saimir Tahiri ka kohë të mjaftueshme për të vendosur se çfarë do të bëjë, do të rrëfehet apo do të pranojë fatin e tij…” Kështu shprehet ndër të tjera në një reagim pas dënimit të ish-ministrit të Brendshëm gazetari Artan Hoxha. Në një postim në Facebook, Hoxha shkruan se dihet tashmë që Tahiri di shumë gjëra për “ata dhe për atë atje lart” pasi si krahu i djathtë i kryeministrit Edi Rama ai ka parë shumë gjera. Por, shton gazetari, tashmë atij i mbetet edhe t’u mbijetojë qelive të burgut ku, sipas tij, do të jetë 24/24 nën kontrollin ” e atyre atje lart.”

ARTAN HOXHA NË FACEBOOK

“Maks Haxhia, avokati i Tahirit: “Visi, çoji dy paketa….” Tahiri besoi shume, se do t’i shpetonte pikerisht kesaj fjalie, thene nga avokati i tij tek dera e gjykates. Por nuk ja doli… Padiskutim qe Saimir Tahiri, si ministri i brendshem me jetegjate i 32 viteve te postkomunizmit, di shume per ATA dhe ATË atje larte..
Si ish-minister i brendshem dhe si krahu i djathte i kryeministrit ne detyre, Tahiri ka pare shume gjera, ka degjuar shume gjera te tjera, ka rregjistruar dhe administruar shume prova. Por qe nga mbremja e sotme, Tahiri, me shume se sa te rrefeje te verteten e asaj çfare di, duhet te mendoje t’u mbijetoje qelive te burgut, ku ndodhet 24 ore ne 24, nen kontrollin e ATYRE atje larte… Ne fund te fundit, hakmarrja eshte nje pjate qe sherbehet e ftohte. Tahiri, tashme si “koke turku” ne burg, ka kohen e mjaftueshme per te vendosur se çfare do te beje, do te rrefehet apo do pranoje fatin e tij…”tha ai.

You may also like