Artan Hoxha: Mbani frymën njerëz! Ja kush i fiton zgjedhjet në FSHF

by admin
Spread the love

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar pasi FSHF ka zyrtarizuar sot emrat e kandidatëve të cilët sipas Komisionit të verifikimit, kanë marrë numrin e duhur të propozimeve për postin e presidentit të këtij institucioni dhe Komitetit Ekzekutiv për zgjedhjet e 3 marsit. Sipas tij, Duka është i sigurt se do të fitojë.

Reagimi i Hoxhës:

“Mbani frymen njerez….

Në përfundim të mbledhjes, që erdhi një ditë pas përfundimit të afatit për depozitimin e kandidaturave për postin e Presidentit të FSHF-së dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv, pasi u shqyrtuan propozimet e sjella nga anëtarët, rezultoi se për postin e kandidatit për President të Federatës Shqiptare të Futbollit kanë marrë numrin e propozimeve të nevojshëm personat e mëposhtëm:

ARMANDO DUKA

Dritan Shakohoxha

Sulejman Starova

Kandidatët për anëtar të Komitet Ekzekutiv të FSHF janë 12, të cilët kanë marrë numrin e nevojshëm të propozimeve për të qënë zyrtarisht në garë, sëpaku 2 propozime, janë personat e mëposhtëm:

Abdyl Kuriu

Anila Basha

Arben Dervishaj

Bardhyl Jera

Envi Hicka

Ermal Tahiri

Ervin Canollari

Gjergji Petro

Lutfi Nuriu

Pano Xhixho

Vasil Bicaj

Ylli ?eki?i….

Urrrrrrrraaaaaaaaaaaaa….

Rrofte vota e lire e Shoqatave te Futbollit Amator qe paguhen me rroge nga FSHF…

Rrofte mandati i 6-te i Sulltan Dukes…

Dhe ishallah nuk e ze mandati i 7-te.”-shkruan Hoxha.

You may also like