Arta Dade del me deklaratë të fortë për ‘Foltoren’ e Sali Berishës

by admin
Spread the love

Ish-ministrja Arta Dade e ftuar në emisionin ‘Ndryshe’ ka komentuar aktualitetin politik në vend.

“Në politikë kam qenë 27 vjet aktive, por në fakt janë 30 vite gjithsej. Kam qenë një ndër anëtaret e para të Partisë Socialiste kur u hap.”, tha ajo.

E së fundmi, nëse ka patur një debat politik që ka mbizotëruar ka qenë mbi Berishën dhe përjashtimin e tij nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike nga Lulzim Basha. Çfarë mendon znj. Dade për këtë dhe mendon se kjo situatë do ta shpërbëjë PD-në?

“Nuk besoj dhe në fakt nuk duhet. Mendoj se janë marrë shumë me veten. Kanë rrëshkitur, kanë bërë gabime, si përshembull mospjesmarrja në zgjedhjet lokale, djegia e mandateve. Duhet të kenë strategji që të fitojnë zgjedhjet lokale. Mendoj se Berisha duhet të ishte larguar me kohë, jo për moshën që ka, por çfarë kishte për t’i dhënë këtij populli e dha, çfarë kishte për të marrë e mori. Për mua vjen një kohë që duhet të largohesh, sidomos kur e ndjen që po largohesh jo në mënyrë dinjitoze siç i takon një ish- presidenti, ish- kryeministri”, tha Dade.

You may also like