Arsyeja pse VMRO-DPMNE sulmon është se kemi kapur Mickoskin me duar në mjaltë – Shqip

by admin
Spread the love

Nga Aleanca për Shqiptarët përmes një kumtese kanë akuzuar liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskin se e kanë kapur me duar në mjaltë, prandaj sipas tyre VMRO sulmon ASH-në pas hyrjes në koalicionin Qeveritar.

”Shpifjet dhe trillimet e fundit të VMRO-DPMNE-së dhe kreut të saj Hristian Mickoski ndaj ASh-së, nuk kanë asnjë motiv tjetër, pos hakmarrjes, pasi Aleanca për Shqiptarët zbuloi skandalin korruptiv në një tender publik me vlerë prej 12 milionë euro që çon deri te Mickoski”

Nga ASH-ja thonë se bëhet fjalë për blerjen abuzive të një sistemi për identifikim biometrik të votuesve që asnjëherë nuk ka funksionuar e që Krenar Lloga, anëtari i KShZ-së i propozuar për Ministër të Drejtësisë, e zbuloi dhe denoncoi në Komisionin Antikorrupsion dhe në organet e drejtësisë.

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Revizioni Shtetëror tanimë kanë hapur lëndë për këtë rast korruptiv të partisë së Mickoskit, ndërsa janë informuar edhe ambasadat në vend.

VMRO-DPMNE ka një të kaluar të gjatë kriminogjene dhe korruptive nën udhëheqjen e Gruevskit nga i cili, Mickoski si i mbrojturi i tij në krye të VMRO-së nuk është distancuar asnjëherë, qoftë edhe sa i përket narrativit shovinist apo metodat korruptive.

Për detajet e këtij skandali ju përcjellim dokumentin dhe videon nga diskutimet në KShZ ku u denoncua skandali, thuhet në kumtesën e Aleancës për Shqiptarët. /KlanMacedonia/

You may also like