Arsenali zyrtarizon marrëveshjen me mesfushorin italian

by admin
Spread the love

Arsenali ka konfirmuar nënshkrimin me mesfushorin e Chelsea-t, Jorginho, për 12 milionë stërlina.

Mesfushori italian ka firmosur një kontratë 18-mujore me “Topçinjtë”, duke nisur një përvojë të renë Londër.

Mikel Arteta do të ketë në dispozicion mesfushorin qendror, pasi dështoi për të marrë “yllin” e Brightonit, Moises Caicedo.

Arsenali konfirmoi se Jorginho ka rënë dakord për një marrëveshje 18-mujore me kryesuesit e Premier League.

“Jorginho është një lojtar me inteligjencë, aftësi të thella drejtuese dhe me përvojë të madhe në Premier League dhe ndeshjet ndërkombëtare. Jorginho ka fituar në karrierën e tij, por ai ka ende urinë dhe vullnet të madh për të kontribuar këtu. Ne jemi shumë të kënaqur që nënshkruajmë me Jorginhon dhe e mirëpresim atë dhe familjen e tij në klub”, tha Arteta.

Gjatë kohës së tij te Chelsea, Jorginho fitoi një Champions, një Europa League, një Superkupë dhe një Kupë të Botës për Klube.


Top Channel

You may also like